Tashmë edhe zyrtarisht, Reece James ka rinovuar kontratën me Chelsean.
Klubi londinez ka njoftuar këtë të hënë se mbrojtësi anglez ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
Sipas kontratës së re, James do të jetë i lidhur me Chelsean deri më 30 qershor 2028.
Reece James: here to stay! ✍️????
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 5, 2022
“Blutë” nuk kanë zbuluar detaje sa i përket pagës së lojtarit, por thuhet se 22-vjeçari është bërë mbrojtësi më i paguar në histori të klubit.
“Telegraph” ka raportuar se me kontratën e re, Reece James do të fitojë 250 mijë funte në javë.