Aktivisti i shoqërisë civile, Besart Peci ka kërkuar që qytetari i cili ka provuar të sulmojë Rrahman Jasharajn dhe ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit në një takim me grevistë “të arrestohet nga Policia e Kosovës.”
Peci ka mbështetur në shumë raste Qeverinë e Kosovës, por kësaj here duket se konsideron që Jasharaj dhe punëtorët e arsimit kanë të drejtë në kërkesat e tyre sindikale.
“Këtë qytetarin (gjyshin) që i sulmoi grevistët duhet me arrestu policia e Kosovës.” – ka thënë z. Peci në profilin e tij në Facebook.
Tentimi për të sulmuar z. Jasharaj vjen pas një fushate me sulme personale nga shumë eksponentë të pushtetit, ndër të cilët më i shquari ishte Elvis Hoxha që e lidhi edhe me “parti serbe”.
Hoxha fatmirësisht ka kërkuar falje, por ka vazhduar sulmet ndaj Jasharajt me të tjera akuza.
Statusi i plotë:
Këtë qytetarin (gjyshin) që i sulmoi grevistët duhet me arrestu policia e Kosovës.
Me sentimente personale nuk mbahet shteti, as demokracia!