Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar lidhur me vizitën e dy zyrtarëve shtetëror të Kosovës që po realizohet sot në Bujanoc.
Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që ta sjell në Kuvend Ligjin e Pagave.
“Duket që Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër. Ai tash po i nxjerr mbështetësit e paktë që i kanë mbetur per të “protestuar”. Kryeministër, sille në Kuvend Ligjin e Pagave dhe japja të drejtat që ju takojnë mësimdhënësve. Kryeministër, ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?! Apo ndoshta zyrtarët tuaj sot në Preshevë shkuan sa për fotografi”, ka shkruar Kadrijaj.