0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas humbjes turpëruese nga Udinese, Mourinho bën një deklaratë në stilin e tij: Më mirë të humbësh me këtë rezultat

Të dielën mbrëma, Roma pësoi humbjen e parë për këtë sezon në Serie A, pas tri fitoreve dhe një barazimi.

Romakët pësuan humbje në udhëtim te Udinese me rezultatin 4:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë – shkruan Gazeta Express.

Jose Mourinho pas ndeshjes e cilësoi këtë ndeshje si të vështirë, teksa foli edhe për Paulo Dybalan.

“Një ndeshje e vështirë, një kundërshtar i vështirë që di të veprojë në lojëra të tilla. Në lojëra të tilla nuk mund të ngecesh mbrapa në rezultat, sepse kundërshtari mbrohet shumë mirë, mbaron në kundërsulm, mund të kontrollojë ritmin, të bëjë faulle taktike. Pra, nëse ngeleni prapa, jeni në telashe”, tha.

“Në fillim të ndeshjes, Paulo Dybala pati një moment të shkëlqyer për të shënuar. Paulo, duke mos parë rezultatin, ishte lojtari më i mirë në fushë. Por pas atij episodi u gjendëm në duart e Udineses, i cili shënonte sa herë shkonte në kundërsulm”, shtoi trajneri portugez.

Tutje, Mourinho tha se më mirë është të humbësh një ndeshje me këtë rezultat, sesa katër ndeshje me rezultat minimal.

“Më mirë të humbisja një ndeshje 4:0 sesa katër ndeshje 1:0, sepse në fund humbëm vetëm tre pikë, jo 12”, tha ai për “DAZN” pas ndeshjes.

Analistët në studio tentuan t’i bënin pyetje të tjera Mourinhos, por trajneri ka dashur të ndërpresë bisedën dhe të kthehet në dhomat e zhveshjes për të qenë me ekipin e tij.

“Më vjen keq, por duhet të iki. Kjo është dita kur lojtarët kanë nevojë për mua. Unë u thashë atyre atë që ju thashë: është më mirë të humbasësh një herë 4:0 sesa katër herë në 1:0”, deklaroi Jose Mourinho.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img