3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës

Oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë dy tentime për kontrabandim, ku janë kapur mallra ushqimore në rastin e parë e derisa në të dytin vaj hidraulik.

Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako.

Derisa në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë.

Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palëve është inicuar procedurat kundërvajtese doganore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img