4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti dhe Haxhiu kritikojnë gjyqësorin për rastet e dhunimit: Do ta procedojmë në Kuvend Vettingun

Kryeministi Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë thirrur të dielën një konferencë të (jashtë)zakonshme për medie.

Kurti dhe Haxhiu kanë bërë të ditur se do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për votim Projektligjin për Vettingun.

Pothuajse e gjithë konferenca ka kaluar me kritika për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, duke e lidhur me rastin e fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.

“Pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img