Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron disa raste të pneumonisë me origjinë të panjohur në Argjentinë, ku deri më tani janë regjistruar tri vdekje.
Dhjetë raste janë lidhur me një klinikë private në qytetin veriperëndimor San Miguel de Tucuman, njoftoi Organizata Shëndetësore Panamerikane, zyra rajonale e OBSH-së.
Të gjitha testet për viruse të njohura të frymëmarrjes dhe agjentë të tjerë viralë, bakterialë dhe fungale janë negative dhe autoritetet hedhin poshtë mundësinë e COVID-19, sipas njoftimit.
Michael Osterhom, një ekspert në sëmundjet infektive të mushkërive nga Universiteti i Minesotës, beson se shkaku i sëmundjes mund të jetë diçka që pacientët kanë thithur, pasi mushkëritë e pacientëve janë prekur kryesisht nga infeksioni.
Sipas tij, ndonjëherë ndodhin “sëmundje misterioze”, dhe më së shpeshti shpjegohen me shkaqe lokale që përgjithësisht nuk kanë implikime pandemike, transmeton Sky News. /KP/