Presidentja Vjosa Osmani ka provuar të ndërmjetësojë mes SBASHK’ut dhe Qeverisë për grevën. Ajo tha se Qeveria sot bëri një hap me ndihmën prej 50 eurosh, ndërsa thotë se tashmë është radha e sindikatave.
Osmani në një konferencë për media ka kërkuar nga sindikatat që ta shqyrtojnë këtë pako ndihmese, ndërsa thotë se zgjidhja afatgjate do të jetë vetëm sa të miratohet projektligji për paga.
“Sot me prezentimin e pakos ekonomkik, Qeveria ka bërë një hap të rëndësisshëm për zgjedhjen e kësaj zgjidhjeje, tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, që mësimdhënësit t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë krejtësisht e re, ku të gjitha palët ulen dhe i i tregojnë kërkesat e tyre”, tha ajo.
“Këtë përpjekje e kam ndërmarrë me qëllim të inkurajimit të të gjithëve që të përfshihen në një dialog aktiv sovial, dialog që vazhdon, në mënyrë që të mëtohet greva dhe të gjitha palet të angazhohen qqë procesi mësimor të fillojë.
Inkurajojë të gjitha BSPK’në SBASHKU’në dhe të gjitha sindikatat që në mirëbesim me antarësin e tyre ta shqyrtojnë këtë pako e cila i ndihmon përtej asaj rritjes në pagë e cila do të jepet nga shtatori e tutje. Zgjidhja afatgjatë do të zgjidhet vetëm sa të miratohet projektligji për paga”, shtoi ajo.
Ndërtjerash, Osmani ritheksoi se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë lidhur me grevën.
“Për gjatë ditëve të kaluara, kam qenë në komunikim me Qeverinë e Kosovës, me të cilën ka vazhduar edhe sot e do të vazhdojë edhe më tutje lidhur me këtë cështje. E drejta kushtetuese e fëmijëve në arsim nuk duhet t ëlejojmë të cenohet, por duhet të bashkojmë forcat që të përmirsojmë cilësinë e sistemit arsimor, me nxënësit në qendër të vëmendjes.
Mësimi duhet të fillojë meniher. Jam e përkushtuar maksimalisht për të gjetur zgjidhje në mënyrë që sa më shpejy të jetë e mundur që nxënësit të mos pësojnë më tutje”, shtoi ajo.