1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

59-vjeçarja Demi Moore duket në formë mbresëlënëse teksa pozon në bikini nga pushimet

Demi Moore ka shijuar një ditë në parajsë të premten (1 shkurt).

59-vjeçarja shfaqi trupin e saj të tonifikuar me bikini të zeza ndërsa ishte shtrirë në një dërrasë për lundrim.

Aktorja e “The Unbearable Weight of Massive Talent” nuk e bëri të ditur vendndodhjen ku ajo po shijonte pushimet por duket në formë të mrekullueshme.

Flokët e gjata të Demit deri në belin ishin stiluar drejt. Ajo dukej me grim minimal dhe pozoi me syze dielli të errëta teksa buzëqeshi para kamerës.

Ylli i “Brave New World” tregoi se ajo ishte e veshur me bikini “The Tropez” në postimet e saj në InstaStory.

Aktorja bashkëpunoi me kompaninë e rrobave të banjës për të krijuar një koleksion të frymëzuar të cilësisë së mirë me kostume me dy pjesë dhe ato njëpjesëshe.

Koleksionet e rrobave të banjës janë emërtuar sipas destinacioneve të plazhit si Kana, Marseja dhe Tropez.

Nga postimet e saj në rrjetet sociale, duket se aktorja e Songbird është duke shijuar një pushim të bukur me qenin e saj, Pilaf, në Rivierën Franceze.

Kujtojmë që ylli i filmave është nënë e katër fëmijëve: Rumer, Tallulah dhe Scout LaRue nga martesa e saj me aktorin Bruce Willis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img