Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka injoruar totalisht grevat që janë duke u zhvilluar në mbarë vendin në radhët e mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë.
Në konferencën e jashtëzakonshme të shtunën, ai nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për këtë grevë dhe nuk ka treguar as nëse janë proceduar pagat e këtyre punonjësve, të cilat Qeveria i ka ndaluar për shkak të grevës.
Si pasojë, me mijëra familje kanë mbetur pa të ardhurat mujore për shkak të këtij ndëshkimi të paprecendetë të Qeverisë së Kosovës.