0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Xhelal Sveçla shkel ligjin për Elvis Hoxhën, lejeqëndrimin nuk ia revokon dhe nuk e deporton

Filozofi i LVV-së, Elvis Hoxha, ka vetëm lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë dhe me sjelljen e tij i plotëson të gjitha kriteret për t’ia revokuar dhe për ta shpallur person të padëshiruar.

Në Ligjin nr. 04/L-219 për të huajt dhe me ligjin për plotësim/ndryshimin e tij rregullohet edhe çështje e shtetasve të huaj me leje qëndrim në Kosovë, se çfarë mund të bëjnë të huajt. Sipas këtij ligji, në mbrojtje të interesit të shtetit, filozofi Elvis Hoxha do të duhej moti që të deportohej nga Kosova për propagandim kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës, sigurisë shtetërore, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike, shkruan Demokracia.com.

Hoxha, siç ka mësuar Demokracia.com, nuk është duke i respektuar as kushtet mbi bazën e të cilave i është lëshuar lejeqëndrimi në Kosovë.

Këto janë rastet kur sipas ligjeve në fuqi duhet t’u revokohen lejet për qëndrim të përkohshëm në Kosovë:

“Neni 66 Revokimi i qëndrimit të përkohshëm

  1. Qëndrimi i përkohshëm i revokohet të huajit nëse:

1.1. pushojnë kushtet për dhënien e qëndrimit të përkohshëm sipas nenit 48 të këtij ligji;

1.2. në qoftë se brenda tridhjetë (30) ditëve pas miratimit të qëndrimit të përkohshëm nuk e lajmëron vendbanimin;

1.3. qëndron jashtë territorit të Republikës së Kosovës për më shumë se tridhjetë (30) ditë pandërprerë;

1.4. nëse qëndrimi i tij në Republikën e Kosovës është në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit të përkohshëm.

  1. Vendimi sipas paragrafit 1. nën-paragrafin 1.2. dhe 1.3. të këtij neni mund të merret pa një dëgjim paraprak të të huajit, përderisa paraprakisht ai ka qenë i njoftuar se ndaj tij është duke u zhvilluar procedura për revokimin e qëndrimit të përkohshëm.
  2. Kundër vendimit sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund të parashtrohet ankesë në Komision të Ankesave.
  3. Përjashtimisht nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. i këtij neni, i huaji i cili nëntëdhjetë (90) ditë për shkaqe të arsyeshme qëndron jashtë Republikës së Kosovës, qëndrimi i përkohshëm nuk do t’i revokohet vetëm nëse e njofton DSHAM-in ose Policinë Kufitare, jo më vonë se dhjetë (10) ditë nga data e kthimit në Republikën e Kosovës”.

Megjithatë, ky ligj është plotësuar në vitin 2018, ku është shtuar edhe neni 66 A për personat e padëshiruar dhe paragrafi 1 i tij thotë se “Ministri i Punëve të Brendshme, për interesa të rëndësishme të shtetit, të rendit kushtetues dhe atij juridik, të sigurisë shtetërore e të rendit publik, me vendim të argumentuar shpall person të padëshiruar një të huaj nëse: 1.1. vepron ose propagandon kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës, sigurisë shtetërore, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike”.

“Neni 66 A Personat e padëshiruar

  1. Ministri i Punëve të Brendshme, për interesa të rëndësishme të shtetit, të rendit kushtetues dhe atij juridik, të sigurisë shtetërore e të rendit publik, me vendim të argumentuar shpall person të padëshiruar një të huaj nëse:

1.1. vepron ose propagandon kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës, sigurisë shtetërore, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike;

1.2. është anëtar i organizatave terroriste, ose përkrah e kryen veprime kundër shtetit ligjor;

1.3. përbën kërcënim për vendin, ose cenon marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me shtete të tjera;

1.4. ekzistojnë dyshime se do të hyjë ose do të qëndrojë në territorin e Republikës së Kosovës, për të kryer një vepër penale apo veprime, që përbëjnë kërcënim për Republikën e Kosovës;

1.5. është i përfshirë në krimin e organizuar, në trafikimin e qenieve njerëzore, drogë, si dhe në çdo trafik tjetër të paligjshëm, sipas të dhënave të marra nga institucionet përgjegjëse të sigurisë kombëtare.

    1. I huaji shpallet “person i padëshiruar” për një periudhë jo më pak se pesë (5) vjet nga data e shpalljes dhe i refuzohet hyrja ose qëndrimi në Republikën e Kosovës gjatë kësaj periudhe.
    2. Ministri i Punëve të Brendshme, me kërkesën e të huajit, mund të rishikojë kërkesën për hyrje, vizë ose lejeqëndrim, në rast se i huaji i moshës madhore ka kryer njërin nga aktet e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni në moshë të mitur.
    3. Procedura e shpalljes së të huajit person i padëshiruar rregullohet me Udhëzim Administrativ, i cili nxjerrët nga Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme”, thuhet në këtë nen, përcjell Demokracia.com.

 

Po ashtu, Hoxha i plotëson të gjitha kriteret edhe për revokimin e lejeqëndrimit për punë, sipas nenit 66.

“Neni 81 Revokimi i lejeqëndrimit për punë

  1. Lejeqëndrimi për punë revokohet nëse:

1.1. janë plotësuar kushtet nga neni 66 paragrafi 1. i këtij ligji;

1.2. pushojnë kushtet, në bazë të cilave është lëshuar;

1.3 i huaji i kryen punët, për të cilat nuk i është lëshuar lejeqëndrimi për punë;

1.4. i huaji punon për punëdhënësin, për të cilin nuk i është lëshuar lejeqëndrimi për punë;

1.5. punëdhënësi apo i huaji nuk i respektojnë dispozitat nga marrëdhënia e punës, mbrojtjes dhe sigurisë në punë, të sigurimit shëndetësor dhe pensional, në bazë të cilave veprimtaria patjetër duhet të kryhet;

1.6. punëdhënësi ka refuzuar të punësojë një punëkërkues të papunë, ofruar nga zyra e punësimit, i cili plotësonte kushtet e përcaktuara nga autoritetet shtetërore përgjegjëse, sipas dispozitave të këtij ligji;

1.7. është lëshuar në bazë të të dhënave të pavërtetuara për punëtorin apo punëdhënësin;

1.8. pagat e marra nga punëtorët kanë qenë nën nivelin e përcaktuar me aktet nënligjore të nxjerra nga Qeveria;

1.9. punëdhënësi nuk ka shlyer detyrimet për taksat dhe kontributet e sigurimeve të detyrueshme;

1.10. ka arsye të rëndësishme, që përbëjnë rrezik për rendin, sigurinë dhe shëndetin publik të Republikës së Kosovës, me përjashtim të rasteve kur gjendja shëndetësore e të huajit nuk ka ndikim në punën, për të cilën ai rekrutohet;

1.11. i huaji largohet nga Republika e Kosovës për një periudhë më gjatë se gjashtë (6) muaj.

  1. Revokimin e lejeqëndrimit për punë e bën DSHAM-i.
  2. Kundër vendimit të DSHAM-it nga paragrafi 2. i këtij neni, mund të ushtrohet ankesë sipas nenit 44 paragrafi 2. të këtij ligji.

 

Sipas Nenit 90 të këtij ligji, i huaji duhet t’i ushtrojë të drejtat e tij të parapara në paragrafin 1. të këtij neni, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img