3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Kurtit që i mori 7623 euro shtesa, i kritikon sindikalistët për 100 eurot që po i kërkojnë

Pos pagës bazë që e kanë hiç më pak se 1 mijë e 547 euro, deputetët e Kosovës marrin pagesa shtesë për pjesëmarrjen në seanca, komisione, për rrugën që e bëjnë deri në Kuvend, për udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin.

Adnan Rrustemi, i Lëvizjes Vetëvendosje është në listën e deputetëve kampionë të marrjes së kompensimeve.

Nga 1 deri në 10, ai është i 5-ti në listën e këtyre shpenzimeve. Ai nga kuleta e Parlamentit ka marrë 7 mijë e 623.

Për mëditje dhe akomodim i ka marrë rreth 2 mijë e 500 euro, ndërsa për seanca, komisione dhe rrugë i ka marrë mbi 5 mijë të tjera.

Pavarësisht këtyre, deputeti nga Lipjani ka marrë edhe pagat bazë për këto gjashtë muaj që kapin shifrën e mbi 9 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

Përkundër kësaj, ai ka ditë që është marrë me grevën e sindikalistëve, e cila ka nisur më 25 gusht.

Rrustemi është marrë me 100 eurot e kërkuara nga sindikalistët, ndonëse vet ka marrë shtesa mbi 7 mijë e 500 euro.

“Nëse i pyesni sot krerët e sindikatave se cila është formula që ka diktuar shumën e kërkesës suaj për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë. Nëse i pyesni a e dinë se sa e rëndon buxhetin e shtetit kërkesa e tyre për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dine”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Në një postim tjetër ai rendit arsyet pse qeveria është për punëtorët e arsimit, dhe kërkesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për 100 euro më shumë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img