-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Policia kufitare duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë pa leje

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se policia kufitare do të duhej t’i ndalonte zyrtarët serbë që janë nisur me tren drejt Kosovës, pa marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Por, Hoti ka shtuar se policia në veri është e gatshme t’i dalë në ndihmë policisë kufitare, nëse kjo e fundit kërkon një gjë të tillë, për çfarëdo arsyesh.

Disa zyrtarë të Qeverisë së Serbisë gjenden në trenin që është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, pa marrë leje dhe as pa u konsultuar fare me autoritetet e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky është një provokim i radhës i Serbisë dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente që ta ndalojnë hyrjen e këtij treni në Kosovë. (r.m.)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img