-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kurti s’guxon ta kthejë Kosovën në diktaturë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët.

Madje sipas tij, Kurti me qasjen e tij autoritare ndaj grevistëve po dëshiron që ta shndërroj Kosovën në diktaturë, por që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Këto komente ai i bëri pas takimi me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi.

Krasniqi thotë se mosekzekutimi i pagave është vepër penale dhe se askush nuk ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.

Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ai pa paralajmëruar qysh javën tjetër.

“Patëm një takim me sindikalistët, ishte një takim që diskutuam për situatën e rëndë, ishte një diskutim për kërkesat legjitime dhe qëndrimi ynë është i qartë dialogu social nuk ka alternativë. Qasja e Qeverisë është e papranueshme, nuk ka vend për qasje autoritare, nuk mund të sillet Qeveria kështu me arrogancë, mësimdhënësit janë”.

“Dyert e shkollave në Kosovë i ka mbyllur Albin Kurti, ai e ka pasur mundësi që të dialogë që të gjendet zgjedhje. Mosekzekutimi i pagave është vepër penale. Nuk ka të drejtë askush ti ndalë pagat”.

“Qeveria t’i kthehet dialogut, dhe t’i ekzekutojë pagat, nëse një gjë e tillë ne do të iniciojmë seancë të jashtëzakonshme për të marrë veprime të tjera. Kurti nuk ka me guxuar me kthyer Kosovën në diktaturë, as nuk do ta lejojmë”.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img