Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të partisë dhe organizatave të ndërvarura, GVV dhe RVV.
Derisa afati për kandidim për nivelin e dytë organizativ është mbyllur më 23 gusht, fushata për nivelin e tretë është hapur dje, më 1 shtator, njofton Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë nivel të tretë, do të organizohen zgjedhje për kryetar/e të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetare të GVV-së si dhe kryetar/e të RVV-së.
Kjo fushatë do të përfundojë më 23 shtator.
“Në anën tjetër, ditët në vijim Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) do të njoftojë edhe me afatet për fushatën e brendshme zgjedhore për nivelin e dytë organizativ që përfshin qendrat e LV-së”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Njoftimi i plotë:
Hapet fushata e zgjedhjeve të brendshme për Kryetar/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe organizatat e ndërvarura GVV dhe RVV.
Lëvizja VETËVENDOSJE! po futet në fazën e fundit në kuadër të zgjedhjeve të brendshme. Afati për kandidim për nivelin e dytë dhe tretë organizativ është mbyllur me 23 gusht, ndërkohë sipas kalendarit zgjedhor fushata për nivelin e tretë organizativ është hapur dje, më 1 shtator 2022.
Në nivelin e tretë organizativ zgjedhjet përfshijnë zgjedhjet për:
– Kryetar/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
– Kryetare të GVV.
– Kryetar/e të RVV.
Fushata e brendshme zgjedhore për nivelin e tretë përfundon me 23 shtator 2022.
Në anën tjetër, ditët në vijim Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) do të njoftojë edhe me afatet për fushatën e brendshme zgjedhore për nivelin e dytë organizativ që përfshin qendrat e LV-së.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron sukses të gjithë kandidatëve!