Gjithsej të hyrat e Qeverisë në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2021 ishin 660,0 milionë euro. Kurse, shpenzimet e Qeverisë së në TM2 2022 ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milionë euro.
Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti e ka nisur keq vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka treguar se në tremujorin e dytë të këtij viti, pra deri në muajin qershor, shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në të njëjtën kohë të vitit të kaluar kanë qenë 505,9 milionë euro.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/09/hh.png)
Nga këto të dhëna vërehet se shpenzimet këtë vit janë rritur për disa miliona euro.
Mirëpo, derisa shpenzimet janë rritur, të hyrat kanë shënuar rënie, shkruan Demokracia.com.
Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ishin 660,0 milionë euro.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milionë euro. Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660,0 milionë euro”, ka treguar ASK-ja.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/09/shh.png)
Agjencia e Statistikave ka dhënë detaje edhe për mënyrën sesi janë krijuar shpenzimet.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 31%, kompensimi i punëtorëve me 28%, konsumi i ndërmjetëm 14%, subvencionet 9%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”.
Kurse, për të hyrat, ASK ka thënë se pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë tatimet në produkte.
“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, aktivet dhe detyrimet financiare 6%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4%, tatimet tjera në prodhim 2%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me Llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM2 2022)./Prishtinapress/
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/09/hy.png)
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/09/sh.png)