4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama viziton punimet e QMF-së në Veternik: Shumë shpejt banorët do të marrin shërbime brenda lagjes së tyre

Punimet për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Veternik janë duke vazhduar dhe se shumë shpejt banorët e Veternikut do të marrin shërbime brenda lagjes, shkruan Prishtinapress.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai me Drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadikun, vizituan lokacionin e dedikuar për ndërtimin e kësaj Qendre.

“Një ndër prioritetet tona është rritja e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Kryeqytet.
Prandaj, jemi të fokusuar që sa më shpejt të përfundojmë ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, pamë nga afër punimet dhe jam i lumtur të ju informoj se shumë shpejt edhe banorët e Veternikut do të kenë mundësi të marrin shërbime brenda lagjes së tyre”, ka shkruar Rama./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img