-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Disa pjesë të kryeqytetit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si shkak i goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë janë Kodra e Trimave në tërësi, rruga e “Llapit”, rruga “Bajram Bahtiri” dhe zonat e tjera përreth.

“Ekipa e elektricistëve të KRU ‘Prishtina’ është në vend ngjarje dhe po merren me sanimin e defektit të energjisë elektrike në SP Batllavë. Po besojmë që shpejt do ta sanojnë defektin”, thuhet në komunikatë.

/Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img