2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla nis ndërhyrjet në Polici|/Priten ndryshime radikale, ndërrohen 40 udhëheqës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është vënë në lëvizje për t’i bërë disa ndryshime radikale brenda Policisë së Kosovës.

Sveçla dhe stafi i tij e kanë hartuar një listë të gjatë me ndryshime në strukturat e Policisë së Kosovës.

Ai e ka urdhëruar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Policisë, Fehmi Hoti, për ndryshime të shumta të zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.

Të njëjtit priten të zëvendësohen me njerëz të afërt me pushtetin.

Siç ka mësuar Paparaci, ministri Sveçla tashmë ka përgatitur një listë prej 40 zyrtarësh policorë që mbajnë pozita menaxhuese e të cilët do të ndërrohen me të tjerë.

Lista e përpiluar nga Sveçla që do t’i zëvendësojnë të shumicën e strukturave drejtuese të policisë përbëhet nga persona që janë të lidhur me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Pretekst për këto shkarkime po përdoret rasti i dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona të dyshuar në Prishtinë, i cili në realitet nuk ka kurrfarë lidhjeje me ndryshimet, pasi që me atë rast ka qenë duke u marrë Njësia Antitrafikim.

Ministri Sveçla tashmë ia ka dorëzuar listën e shkarkimeve ushtruesit të detyrës së drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti.

Zyrtari i parë që do të zhvendoset si pjesë e listës së ministrit Sveçla është drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë, Fahredin Verbovci, i cili tashmë është zëvendësuar nga nënkoloneli Fehmi Xhata. Kurse, në vend të shefit të operativës Shkëlzen Xhafa, pushteti ka emëruar Bekim Bislimin.

Në pritje të ndryshimeve të pozitave janë edhe disa komandantë rajonalë, shefa të njësive të shumta dhe komandantë të disa stacioneve policore.

/Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img