4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pas akuzës së Muratit për keqpërdorim të buxhetit, SBASHK tregon me përqindje se ku shkojnë këto para

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri ka komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati se ‘SBASHK-u deklaroi mbi 1 milion euro më pak të hyra’, derisa ftojë prokurorinë ta hetojë Sindikatën e Arsimit.

Sot, Ymeri në konferencën e përbashkët me anëtarët e Këshillit Grevist, bëri me dije se ku shkojnë parat e dedikuar për SBASHK-un.

Ai shtoi se deklarata e Muratit është bërë me qëllim të përçarjes e shpërqendrimit nga kërkesat e tyre për Qeverinë.

Sekretari i SBASHK foli me për qindje se ku shkojnë parat.  

“Ministri Murati ditën e parë tha se dimë ku i lajnë paret, ditën e dyte e kish gjetë ku i lajmë se e kish marrë raportin e Auditimit, ditën e dytë, krijojë një tjetër paqartësi me qëllim për të bërë përçarje, se tha janë të deklaruar qekaq e jo qekaq”.

“Neni 17 i stautsit të SBASHK-ut tregon qartë 40% të pagave shkon në shoqatë sindikale e për ato që shkojnë në shoqatë sindikale jep llogari Shoqata Sindikale jo SBASHK-u. 10% e tyre shkon për nivelin komunal e ato 10% jep llogari ata. Nuk jemi ne në raport të auditimit ne, japin llogari shoqatat komunale, 12% e asaj pjese paguhet anëtarësia në BSPK dhe pjesa tjetër e asaj 12% shkon për pushim që i qojmë kah 420-430 arsimtarë në deti ndërsa një pjesë tjetër paguhet internacionalja e botërore e arsimit ku jemi anëtare dhe mbesin 30% në SBASHK”.

Në atë raportin që ai thotë, përsëri bën shkelje e shfrytëzon pozitën e tij si ministër për shkak se ne atë raport e dorëzojmë tek ministri Sveçla do të thotë ky (Murati) prej ministrit Sveçla ka marrë raport të Audimit dhe i bënë publike, skemi kurgjo te keq se i bërë publike, por mënyra, koha dhe qëllimi është që me kriju huti, qëllimi kryesor i Murati  është që ne me u marrë me këtë me i lënë anash kërkesat tona”, tha Ymeri përcjell Insajderi.

Ymeri theksojë se për shifrat më në detaje janë të hapur të flasin veç kur plotësohen kërkesat e tyre.

“Në momentin kur realizohen kërkesat e anëtarësisë ne jemi të hapur për çdo gjë. Ministri Murati në vend konfercën për shtyp duhet me qu në prokurori qysh e kemi dërgu na dje lëndër për të”, u shpreh ai.

SBASHK-u sot njoftoi zyrtarisht se tanimë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ditë më parë deklaroi se SBAShK-u në pjesë vjetët e fundit në emër të anëtarësisë ka marrë mbi 3 milionë euro.

Këto 3 milionë euro sipas tij, nuk dihet se ku janë shpenzuar.

“Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë euro, ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë, ku janë këto mjete”, tha ministri Murati në konferencën për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img