Këto janë ngjarjet që do ndodhin me 1 shtator 2022 në vend.
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë. (Ora 09:30)
Organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. Marrin pjesë ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi. (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja”, Gjakovë) (Ora 10:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idriz. (Objekti i Komunës) (Ora 10:00)
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë.(Ora 10:10)
Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë. (Ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Ditës së Dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve, Vushtrri) (Ora 14:00)
Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) (Ora 16:00)