-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ashpërsohen reduktimet me rrymë, 4:2 në Prishtinë

Gjendja e furnizimit me energji elektrike është përkeqësuar gjatë ditës së sotme në kryeqytet.

Banorët e lagjeve të Prishtinës thonë se që nga mëngjesi e deri në këto orë të mbrëmjes po përballen me reduktime të shtuara, ndërsa nga KEDS-i nuk janë deklaruar për reduktimet me orarin 4:2 të furnizimit me rrymë (katër me rrymë e dy pa rrymë).

Në lagjen Arbëria gjatë ditës ka pasur reduktime nga ora 10:00-12:00 dhe nga ora 18:00-20:00 ose dy herë në ditë.

Edhe banorët e lagjes së Spitalit thonë se po përballen me reduktime deri në tri herë në ditë: nga ora 08:00-10:00, 14:00-16:00 dhe 20:00-22:00.

Reduktimet me energji elektrike madje zgjasin më shumë se sa parashikohet në orarin prej dy orësh të KESCO-s.

KosovaPress ka kërkuar sqarime nga zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala lidhur me ashpërsimin e reduktimeve me energji elektrike, por ky i fundit ka qenë i pa qasshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img