4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: 11-vjeçares iu këput ecja nga një akt monstruoz dhunimi

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka dënuar aktin e dhunimit të një 11 vjeçare, që sipas aktakzuës ishin pesë persona të cilët e kryen veprën monstruoze. 

Për këtë Abdixhiku të hënën përmes një postimi në Facebook ka kërkuar drejtësi.

“Si baba i vajzave, por, edhe si përfaqësues i qytetarëve ndjej pjesën e hidhërimit dhe njëkohësisht përgjegjësisë që na takon secilit për mos ndëshkimin e këtyre akteve në formën e duhur, por edhe për mos arritjen e shkallës së emancipimit që ta trajtojmë vajzën e gruan si të barabartë në këtë shoqëri”, ka shkruar ai. 

Ai ka thënë po ashtu se si shoqëri duhet ta luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë. 

“Bashkëndjej me familjen e vajzës së mitur dhe të gjitha bashkëmoshataret e saj që edhe një herë u bënë dëshmitare të një akti të tillë abuzues e çnjerëzor. Kemi për detyrim që nga fjalët dënuese të kapërcejmë në akte konkrete që luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë dhe shtetit tone”. “Dhunuesve, dënim maksimal – asgjë më pak – për këtë akt monstruoz”, përmbyllet postimi i Abdixhikut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img