-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky është treni serb që do ta shkelë sovranitetin e Kosovës. Brenda dhe jashtë është plot provokime (Foto)

Serbia po bëhet gati që nesër pas 18 vjetësh ta lëshojë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.

Këtë akt agresioni ndaj shtetit të Kosovës, Serbia po e feston në forma të ndryshme. Nesër, para promovimit të kësaj linje, do të organizohet vozitje e lirë me lokomotivën e dhuruar nga Rusia, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e “lulisur” me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.

Në tren po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze…

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pret që autoritetet kosovare të parandalojnë hyrjen e trenit në Kosovës, pasi që sipas tij, një trajtim i tillë do të thotë nacionalizëm, shovinizëm dhe cenim i lëvizjes së lirë.

Treni do të qarkullojë në linjën Beograd-Mlladenovac-Lapovo-Kragujevc-Kralevë-Rashkë-Mitrpvicë… /Lajmi.net/

treni1 treni2 treni3 treni4 treni5 treni6 treni7 treni8

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img