Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka deklaruar se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen nga shteti.
Sipas tij, bazuara në ligjet në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtarë kompensimin e grevistëve sa janë në grevë do të duhej ta bënin sindikatat.
Ai shton se kjo është praktikë edhe në vendet e tjera të botës.
“Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen. Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat”, tha Murati në këtë konferencë.