Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka angazhuar avokat për përfaqësimin e gazetarëve.
Siç bën të ditur AGK, avokati Ylli Zekaj është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të OSCE Mission in Kosovo.
AGK-ja po ashtu bën thirrje që t’i raportohet rastet kur gazetarët pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose ata janë subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve.
“AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve” – thuhet ndër tjera në njoftimin e AGK.