Juventus dhe Roma janë ndarë baraz në derbin e javës së tretë në Serie A.
“Zonja e Vjetër” barazoi 1:1 me Romën për barazimin e dytë radhazi. Ata ishin në epërsi 1:0 pas pjesës së parë.
Ndërkohë, Mourinho tregoi se çfarë u tha lojtarëve të tij në pushimin mes pjesëve.
“Ne ishim jashtëzakonisht me fat në pjesën e parë dhe në të dytën bëmë diçka më shumë”, tha Mourinho për DAZN.
“The Special One” ishte shumë i ashpër me skuadrën gjatë pushimit.
“U thashë lojtarëve të mi në pjesën e parë se më vinte turp për ta. Nuk ishte çështje taktike, ishte qëndrimi i tyre. Nuk mund të vijmë këtu dhe të luajmë kështu. Po i thosha Salvatores (Foti) në stol, lutu që të jetë vetëm 1-0. Sepse humbja 1-0 është një rezultat fantastik pas asaj paraqitjeje të pjesës së parë dhe ne ishim shumë me fat”, deklaroi trajneri portugez.