1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq: Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Abazoviq përmes një shënimi në twitter ka thënë se mirëpret dëshirën e dy vendeve fqinje për të arritur marrëveshje.

Ai ka thënë se dialogu është e vetmja zgjidhje për të kapërcyer krizat.

Sipas tij e kaluara nuk mund të ndryshohet, por mund të ndryshohet e ardhmja.

Qeveria e Malit të Zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen”, thuhet në reagimin e Abazoviqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img