4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dalin pamjet e aksionit të Policisë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), dje së bashku me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme:

“Janë kontrolluar 36 lokale nate,

Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura,

Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,

Janë iniciuar tri raste penale,

Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit,

Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj),

Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari)”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img