0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Të fortë dhe të relaksuar…”, Adem Grabovci viziton krerët e UÇK-së në Speciale!

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka vizituar krerët e UÇK-së që gjenden në Gjykatën Speciale.

“Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

,,Ne shesh-betejën për drejtësi”

Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi. Por kësaj radhe ishim bashk me Frederik Kalaj, kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit (SHBA) dhe me shokun tim të Burgut, ish të Burgosurin politik, aktivistin e paepur të çështjes kombëtare z.Xhevat Ademin, të cilët këtë vizitë e bënë edhe me të veçantë.

Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare.

Siç e tha me shumë emocion krye-prifti Kalaj, lufta mbrojtëse ndaj popullatës civile, pa dallime feje, partie e etnie është vlera ma e madhe e luftës sonë. Këtu beteja është, jo për individet, por për të ardhmën e gjithë kombit.

Kemi fituar beteja e beteja, do e fitojmë edhe ketë, si komb të bashkuar.

#uçk #çlirimtar #hagë #drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img