Mërgimtari mitrovicas, Rasim Avdyli, tashmë i njohur për të gjithë, ka “bindur” gruan e tij gjermane të konvertohet në fenë islame.
Avdyli u bë viral në rrjetet sociale me videot e publikuara, përmes së cilave i shpreh dashuri dhe mirënjohje gruas së tij gjermane, shkruan Jepi zë.
Përmes një videoje në TikTok, Avdyli ka njoftuar se gruaja e tij ka vendosur të konvertohet në fenë islame, e ky konvertim do bëhet nesër në Xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.
Rasim Avdyli ka marrë vëmendje të madhe për mënyrën se si e trajton gruan e tij gjermane, pa të cilën thotë se nuk mund ta paramendojë jetën