-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Përmendi dërgimin e specialëve në veri, Petkoviq: Kam vetëm një mesazh për Kurtin

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i ka dërguar një mesazh kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se njësiti elitar i Policisë së Kosovës ROSU, nuk duhet të hyjë në veri. Ky reagim vjen pas deklaratës së Kurtit se askush nuk guxon ta pengojë Policinë e Kosovës për të shkuar në veriun e shtetit.

Petkoviq, duke folur me një gjuhë kërcënuese, ka thënë se nëse NATO nuk e ndal ndonjë përpjekje të këtij njësiti për të hyrë në veri, atëherë atë do ta bëjë populli serb.

Sipas tij, sipas marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me NATO-n në vitin 2013, policët kosovarë s’mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it dhe katër kryetarëve të komunave serbe.

“E kam vetëm një mesazh për Kurtin: NATO është e obliguar të parandalojë çdo përpjekje të ROSU-s për të pushtuar veriun. Nëse nuk e bën, atëherë inkursioni i ROSU-s do të parandalohet nga populli serb. Sa për të qenë plotësisht të qartë, jemi duke folur për një kërcënim dhune që po e nxit Kurti për ta pushtuar veriun e Kosovës”, ka deklaruar Petkoviq, raporton Tanjug.

Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, deklaroi se veriu është pjesë e Kosovës, prandaj sikurse çdo mekanizëm tjetër i shtetit, edhe njësia speciale Policisë së Kosovës gëzon qasje të plotë mbi të.

“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, tha Kurti”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img