Qentë endacakë po pushtojnë rrugët duke ngjallur shqetësime te qytetarët.
Në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, një qytetar ka publikuar fotografi ku shihen një numër i qenve “te xhamia e Llapit”.
Në një situatë të tillë përballen një numër i madh i lagjeve të kryeqytetit.
Është kërkuar vazhdimisht nga Komuna e Prishtinës që ta bëjë një zgjidhje.