-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria tregon se çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me Lajçakun e Escobarin

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë informuese për mediat lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Në komunikatë thuhet se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për tu angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

“Derisa marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, deri te marrëveshja, reciprocitetit duhet të jetë fryma e dialogut”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se kryeministri Kurti ka falënderuar Escobar dhe Lajčák për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img