1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Po hyjmë në fazë serioze të dialogut dhe dimër të vështirë, Haradinaj qytetarëve: Do të bisedoj me ju

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka postuar një video në Facebook, ku ka njoftuar se “ditët dhe javët që vijnë” do të takohet me qytetarët e Kosovës për të biseduar për disa tema.

Temat të cilat do t’i bisedojë Haradinaj me qytetarë janë dialogu Kosovë- Serbi, kriza ekonomike, sociale e energjetike.

“Kosova po hyn në një fazë serioze të dialogut, për njohje me Serbinë. Kjo temë kaq serioze meriton bashkëbisedim me të gjithë ju kudo që jeni. Poashtu po hyjmë në një dimër të paqartë, të cilin e rëndon kriza ekonomike dhe sociale në vend, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rëndë e krizën energjetike, e për fat të keq duke ia shtuar këtu faktin që Kosova ka qeverinë e gabuar për t’u përball me këtë gjendje. Të dashur qytetarë, në ditët dhe javët që vijnë do të vij të bashkëbisedoj me ju për këto tema”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img