11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për djegien e gjeneratorit: Këta veç fjalëve, kanë nisur ta hanë turpin me bukë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar djegien e gjeneratorit që mori flak ditën e sotme në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se ministritë dhe ministrat kanë aq gjeneratorë sa edhe për t’ua vënë flakën.

“Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë” – shkruhet ndër tjera në postimin e ish-kryeministrit të Kosovës. 

“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kanë as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon! Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img