Avokati mbrojtës i Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, kanë kërkuar hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të paraqitura në aktakuzë.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.
“Ju njoftojmë se mbrojtësit e të akuzuarve D.K. dhe A.S kanë kërkuar hedhjen e aktakuzave dhe kundërshtimin e provave brenda afatit të paraparë ligjor”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Ferizajt.
Krimi mizor në trupin e 18 vjeçares nga Ferizaj – Krivaqa e dhunoi deri në alivanosje para vrasjes, Arbër Sejdiu e ndihmoi në dhunim dhe e goditi me shkop
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Krimi i Krivaqës dhe Sejdiut përshkruhet në detajet në aktakuzën të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.
Sipas prokurorisë, Krivaqa pa pëlqimin e Marigonës e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale deri në atë masë sa e ndjera edhe humbi afëtësinë për të rezituar.
“I pandehuri Dardan Krivaqa, me 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, përshkruan prokuroria në aktakuzë.
Për krimit mizor që tronditi Kosovën gushtin e vitit të kaluar, prokuroria e ngarkon Dardan Krivaqën me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim. Viktima u godit në mënyrë mizore me shkop në gjith trupin sipas prokurorisë.
“Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta…”.
“… ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.
Ndërsa Arbër Sejdiu, po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.
I akuzuari Arbër Sejdiu, me 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën në Ferizaj, me dashje i ndihmon në kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Sipas prokurorisë Sejdiu, fillimisht ka kontaktuar përmes telefonit dhe e takon në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesë, ku i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrijnë duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje merr veprime me të cilat lehtësohet kryerjen e dhunimit.