I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të takohet sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kështu kanë konfirmuar nga zyra e presidencës. Takimi do të mbahet nga ora 16:30.
“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.
Ndërkohë, Escobar nuk pritet të takohet sot me Kurtin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Gazetën Insjderi ka treguar arsyen e mostakimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Përfaqësuesin e Diplomacisë amerikane, Escobar.
Kryeziu bëri të ditur se sot nuk do të ketë takim të Escobar me Kurtin pasi nuk është në agjendë të ndodh një takim i tillë.
“Kryeministri Kurti nuk do të takohet me Escobar sepse nuk ka qenë në agjendë për sot” – tha Përparim Kryeziu për Insajderin.