Dy meshkuj janë arrestuar pasi njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri dhe një gruaje në Prishtinë. Por, paraprakisht ata janë konfrontuar fizikisht.
Sipas policisë, nga të shtënat të lënduar nuk ka, “por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor”.
Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë.
Teksa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Prishtinë 21.08.2022 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.