Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq thotë se u kërcënua në telefon, duke publikuar numrin në Twitter.
Trajkoviq ka shkruar se kërcënimi i erdhi për shkak se i kishte thënë disa fjalë për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq – i futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiçiqin. Ora 15:28”, shkroi Trajkoviq.
Ajo e ka publikuar numrin dhe e ka përmendur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, qeverinë dhe policinë serbe, pasi tha se “ngacmuesi qartësisht nuk fshihet pas këtij numri të telegonit”.
“I kërkoj autoriteteve të reagojnë”, shkroi Trajkoviq.