0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohet presidenti austriak, Vjosa Osmani i uron shërim të shpejtë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen gjatë ditës së djeshme pësoi një aksident.

Derisa ishte duke bërë “hiking” në mal, presidenti austriak rrëshqiti dhe u rrëzua.

Ai pësoi gërvishtje dhe tronditje, që bënë që mjekët t’i rekomandojnë qëndrimin në spital.

Ndërkohë, nga presidenca e Austrisë kanë njoftuar që takimet e parapara të mbahen të hënën dhe të martën, do të anulohen.

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, duke i uruar shërim të shpejtë.

“I dëshiroj shërim të shpejtë Presidentit Van der Bellen, pas aksidentit. Të shkuara!” shkroi Osmani në Twitter.

Presidentja ishte takuar me homologun e saj austriak gjatë qershorit, pas ftesës zyrtare për vizitë në shtetin e Austrisë.

Dyshja ishte dakorduar për thellim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve Kosovë-Austri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img