1. Menaxho kohën.
Ti nuk je shumë i ngarkuar, je i paorganizuar. Kujtoja vetes këtë dhe:
– Zgjohu herët
-Bëj një listë me gjërat që duhet të bësh
– Vendos afate
– Qëndroji besnik axhendës
2. Boll kërkove për diçka të re
– Një punë të re
-Një qytet të ri
-Një partner të ri
Merru me situatën aktuale dhe bëj diçka për të.
3. Fokusohu tek diçka e vetme
– Të gjithë duan rezultate, por pjesa më e madhe përtojnë të fokusohen.
-Hapësira mes jetës aktuale dhe asaj që ti do të arrish quhet fokusim.
-Më mirë fokusohuni 100% tek diçka sesa të bësh 5 gjëra me 50% fokus tek secila.
4. Bëj progres gradual
-Fillo duke lexuar një faqe
– Shkruaj një paragraf
-Ushtrohu fizikisht dhe filloje palestrën që SOT
-Pastaj kujto që për secilën të bësh 1% më shumë dhe më mirë çdo ditë.
5. Boll kërkove motivimin!
Nuk është problemi yt atje. Eshtë disiplina që po të mban peng/
-Qëndro konsistent
– Respekto oraret
– Gjej një partner të besueshëm në biznes
6. Mos bëj kurrë rolin e viktimës
Eshtë e thjeshtë t’i vesh fajin dikujt kur gjërat shkojnë keq. Kur ndalon së justifikuari, gjërat ndryshojnë vetë. Eshtë jeta jote, ëndrrat e tua dhe vendimet që merr ti.
7. Gjej qëllimin tënd
Pa pasur një drejtim apo një plan është e vështirë të arrish diku dhe të ndihesh i plotësuar. Çdo gjë në jetë bëhet më e thjeshtë kur je i qartë në çfarë do dhe e di hapin e radhës.