Lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmit në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se e dënon ashpër këtë sulm, duke ururar që sa më parë të ndriçohet ky rast nga autoritetet e rendit në Shqipëri.
“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në ndërtesës ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake.
Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”