Një person ka humbur jetën, ndërsa 24 të tjerë janë lënduar nga përmbysja e autobusit në magjistralen Leskovc-Nish.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:25, kur një autobus i mbushur me pasagjerë që ktheheshin nga pushimet në Greqi është përmbysur në qytetin e Peçenevcës, raporton RTS.
Siç shkruan Nova.rs, drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë, ndërsa 24 persona kanë mbetur të lënduar.
Një nga pasagjerët e plagosur është një djalë 13-vjeçar, i cili u shtrua në spital me stomak të mavijosur. Gjithashtu, një i moshuar 69-vjeçar ka pësuar frakturë të hapur të krahut dhe frakturë në brinjë. Operacioni është në zhvillim e sipër.
Në Qendrën Emergjente në Nish ndodhen shtatë persona dhe dy fëmijë.
Më pas 15 të lënduar janë transportuar dhe trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc.