2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Xhelal Sveçla skanon veriun e vendit, me veti edhe burrin e Albulena Haxhiut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar komunat veriore të Kosovës. Bashkë me të ka qenë edhe burri i ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i cili ditë më parë është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit Elbert Krasniqi. 

Nga kjo vizitë, Sveçla ka publikuar edhe pamje, ku shihet duke qëndruar me ushtarë të KFOR-it.

Ai thotë se situata në komunat me shumicë serbë “është e qetë dhe stabile”.

“Nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR kuptuam se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile. Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët. Angazhimi i tyre i përditshëm në ofrimin e sigurisë dhe vendosjen e ligjshmërisë janë edhe lehtësim por edhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë “qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi. Do të jemi zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri i brendshëm.

Kujtojmë që sot në veri janë vendosur trupat amerikanë në kuadër të KFOR-it, pasi që prej 1 shtatorit pritet të nisë zbatimi i reciprocitetit për targat dhe mjetet e identifikimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img