9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Trupat e ristacionura të KFOR-it në Veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse shfaqet nevoja

Në veri të Republikës së Kosovës është parë një shtim i trupave të KFOR-it amerikan. Të pyetur për arsyen e vendosjes atje, nga KFOR-i kanë thënë se duan t’i sigurojnë të gjithë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse shfaqet nevoja.

“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-I është i gatshëm të ndërhyjë nëse ka nevojë”, kanë thënë nga KFOR-i për Tanjug.

Ky veprim i KFOR-it vjen teksa po afrohet edhe data 1 shtator, kur edhe pritet që të futen në fuqi masat e reciprocitetit për dokumente dhe tabela të makinave sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Këto masa reciprociteti ishte paraparë të futeshin në fuqi nga 1 gushti, megjithatë implementimi ishte shtyrë me udhëzimin e ambasadorit amerikan Hovenier, si rezultat i tensioneve të nxitura në veri nga strukturat paralele dhe barrikadave të vendosura nga serbët e dirigjuar nga pushteti i Vuçiqit.

Për situatën e krijuar është thirrur edhe një takim urgjent në Bruksel në mes të Kyrministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Edhe përkundër negociatave disa orëshe, fundi ka rezultuar pa ndonjë marrëveshje. Siç është raportuar, priten edhe takime të tjera para datës 1 shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img