Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas rrëzimit nga pushteti të Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq duke e quajtur këtë të fundit “prevarant” i Malit të Zi.
Sipas Matoshit, Abazoviq ishte në shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë.
“Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi! Ni Sejdo Bajramovic Junior, që shitej si super-european, ama ishte n’shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë, i cili viktimizohej demek si shqiptar, e vëllau i tina partnere biznesi në Beligrad, Ana Brnabic-in, që i pat shpallë shqipot njerëz të malit! Laku noc prevaro!”, ka shkruar Matoshi.