-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kosova duhet të ndjek shembullin e Kroacisë në raport me Serbinë (Video)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin Kontakt në TribunaChannel për atë se ëfarë ka ndodhur që nga ndalimi i tij në Francë.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë më e fuqishme, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë.

“Kroacia është një vend anëtarë i BE, anëtar NATO me orientim euroatlantik, por ka patur guximin e vet me zbatu reciprocitetin me Serbinë. Këtë gjuhë e ka kuptu shumë mirë Serbia, pra gjuhë e reciprocitetit. Serbia do ta keqpërdor inferioritetin e Prishtinës zyrtare, pra qeverisë sonë, institucioneve tona. Dhe nëse vazhdojmë me qenë kështu inferior për Kosovën do të jetë dobët në krejt pozitën e Kosovës në rajon”, tha Haradinaj.

Zoti Haradinaj çfarë ndodhi sot në gjykatë?

Haradinaj: Sot u mbajt seanca e dytë ekipi mbrojtës ka paraqitur argumentet për anulimin të fletëarrestit që vjen nga Serbia edhe kërkesës për lirimin me kusht dhe flitet për anulim e fletëarrestit dhe pritet me u shqyrtu pala se pala serbe s’ka dërguar argumentet e veta ende, ndërsa u pranua kërkesa jonë për lirim me kusht.

Si erdhi deri tek ndalimi i juaj nga autoritetet franceze?

Haradinaj: Jam ndaluar në aeroportin e Bazelit dhe për mua ka qenë diçka e pakuptueshme ky fletndalim, sepse në shumë vende ne Evropë e kanë anuluar këtë sepse është i papërdorshëm dhe kjo për mua ishte e pakuptueshme dhe e padrejtë si ndodhi.

Për çfarë konkretisht ju kërkon Serbia?

Haradinaj: Serbia ka një ndalim sipas një aktakuze të vitit 2004 për krime lufte, argumente akuza që i ka trajtua Tribunali i Hagës. Edhe është krejtësisht politik, i pa bazuar dhe i padrejtë.

Çfarë do të ndodhë deri në fund?

Haradinaj: Tani jam i liruar me kusht me garancën se nuk do ta lëshoj Francën deri në përmbyllje të këtij procesi unë mbetem në Francë edhe pres në një seancë me u përmbyllë gjithë ky cirk ligjor, sepse vërtetë nuk ka bazë ligjore kjo që po ndodhë.

Ju keni udhëtuar edhe më parë në vendet evropiane, pse pikërisht në këtë kohë ndodhi ndalimi nga autoritetet franceze?

Haradinaj: Serbia e ka riaktualizu kërkesën në Interpol është kërkesë e Serbisë aktualizimi i këtyre fletarrësteve për disa njerëz prej Kosovë dhe është e habitshme se Serbia me gjasë po vuan për faktin se s’po ka ma shumë mundësi me ndiku në proceset në Kosovë, por vetëm në këtë mënyrë

A duhen të pastrohen këto lista dhe si duhen mbrojtur të tjerët?

Haradinaj: Kosova duhet të jetë më e fuqishme, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë. Kroacia është një vend anëtarë i BE, anëtar NATO me orientim euroatlantik, por ka patur guximin e vet me zbatu reciprocitetin me Serbinë, Këtë gjuhë e ka kuptu shumë mirë Serbia, pra gjuhë e reciprocitetit. Serbia do ta keqpërdor inferioritetin e Prishtinës zyrtare, pra qeverisë sonë, institucioneve tona. Dhe nëse vazhdojmë me qenë kështu inferior do të jetë dobët në krejt pozitën e Kosovës në rajon.

A mendoni se ndalimi juaj lidhet me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump?

Haradinaj: Nuk muj me hy në krejt këto konspiracione. Për mu ka qenë nder i madh ftesa për inaugurimin e presidenitit Trump, presidentin e Amerikës, të 45-tin e zgjedhur dhe shpresoj që në të ardhmen e afërt të kem mundësinë me shku në Amerikë./GazetaTribuna/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img