11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

21 vite burgim ndaj të akuzuarit se vrau me dy plumba viktimën

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin, Xhelal Ramdadani, duke e dënuar me 21 vite burgim ku akuzohet se privoi nga jeta të ndjerin Sh.L. 

Aktgjykimin e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kushtrim Shyti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Ramadani akuzohej për “vrasje të rëndë” për të cilën, trupi gjykues ka ri kualifikuar veprën duke cilësuar të njëjtën si “vrasje”, për këtë gjykata i ka shqiptuar dënimin me burg në kohëzgjatje prej 20 vite burgim.

Ndërsa për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

Me këtë rast gjykata në bazë të nenit 76 të KPPK ka shqiptuar dënimi unik prej 21 vite burgim.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari është i obliguar të paguaj shpenzimet procedurale dhe atë 450 euro për ekspertizë psikiatrike, 300 euro në emër të paushallit të gjykatës dhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 11 tetor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhelal Ramadani, në Gadime të Ulët, Komuna e Lipjanit, më 16 korrik 2021, për shkak të mosmarrëveshjes që kishte pasur një javë më parë rreth fëmijëve dhe përleshjes fizike në ditën kritike, me dashje që ta privojë nga jeta dhe për shkak të hakmarrjes, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte marrë armën e tipit “Ecol Special 99” dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të tani të ndjerin Sh.L, duke e goditur në kokë, ku si pasojë e plagëve të marra, i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës prerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img