3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tuchel sqaron gjithçka rreth zënkës që e pati me Conten

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka sqaruar gjithçka për zënkën që e pati dje me trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte pas ndeshjes në mes të ekipeve të tyre, e cila përfundoi baras, 2:2.

Ata patën “fërkime” dhe provokime gjatë lojës, ndërsa konflikti shpërtheu pas lojës, kur po ia zgjasnin dorën njëri-tjetrit.

E trajneri gjerman ka folur në konferencë për shtyp për konfrontimin fizik që e pati me kolegun e tij në stadiumin “Stamford Bridge”.

“Është si të konfrontohen fizikisht dy lojtarë që përballen në fushë. Për mua nuk është një problem i madh. Ajo që ka ndodhur është pjesë e lojës, e futbollit në Premierligë”, është shprehur fillimisht ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.

“Këtu në ‘Stamford Bridge’ bankinat janë shumë afër njëra-tjetrës dhe është thuajse normale të ndodhin këto gjëra. Në fund, unë jam zbavitur, besoj edhe ai (Conte)”, nënvizoi tutje ai.

Conte kishte festuar si i çmendur në momentin e barazimit 1:1, ndërsa më pas Tuchel ia kishte kthyer në të njëjtën mënyrë kur ekipi i tij shkoi në 2:1 duke shkuar për të festuar tek tifozët e tij duke kaluar “kah hundët” e Contes.

Më pas, Conte ia ktheu atij në të njëjtën monedhë, madje edhe verbalisht, kur Harry Kane e barazoi rezultatin në 2:2 në minutat shtesë.

E pas lojës, zënka e tyre u përshkallëzua edhe më shumë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte mjaft nxehtë në stadium (30 gradë celsius), ishte nxehtë edhe në bankina, në fushë dhe tek spektatorët. Por, nga ana ime nuk ka mëri. Nuk kam biseduar ende me Antonion, por jam i sigurt se nuk ka asgjë kundër meje dhe as unë s’kam asgjë kundër tij. Nuk e kemi fyer njëri-tjetrin, nuk e kemi mundur njëri-tjetrin, por vetëm po luftonim për skuadrat tona dhe jam i befasuar që të dy kemi marrë kartonë të kuq për këtë”, përfundoi trajneri gjerman.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img